Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 23 mars 2023

09:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, merr vendim për të publikuar thirrjen për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)

09:30
Përmbyllet ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”. Me këtë rast, në ditën e vizitorëve të veçantë (DV Day), të pranishëm do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Kazerma e FSK-në në Pomozotin).

09:30
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe 15 pika tjera të rendit të ditës. (Ndërtesa e Kuvendit).

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon konferencën për media me temën “Gjykata Kushtetuese konfirmon shkeljen e së drejtës në jetë të Sebahate Morinës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të shpalosë para medieve bashkëpunimin e ri me gjigantin e teknologjisë EON Reality, për inteligjencën artificiale – një investim i madh për fushën e shkencës dhe arsimit. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, në Lipjan)

13:30
Këshilli Prokurorial i Kosovës, mban takimin e 228-të. (Platforma Zoom)