Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 13 shkurt 2023

09:30
Përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të hyrat nga qiraja. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00
Mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, Prishtinë)

11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) denoncimin përfundimtar të ORCA-s, me të cilën kërkohet përjashtimi i Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës. (Para objektit të Rektoratit të UP-së)

11:00
Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë. (Klinika e Neurologjisë në QKUK)

11:00
Mbahet ceremonia e hapjes së Akademisë Innovemia Innovation, e cila synon zhvillimin e aftësive digjitale te të rinjtë e Kosovës. Merr pjesë dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. (Zyrat e “MetDaan”, rr. “Tirana”, Prishtinë)

12:00
Bëhet përurimi i librave të autorit Fetah Berisha. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

12:00
Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Kuvendi Kosovës)

15:20
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Integrimin Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, C301)