Prishtinë

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës 6 dhjetor 2022.

09:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:30
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), organizon takim konsultativ me kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë)

09:30
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00
Zyra e BE-së në Kosovë organizon diskutimin “Pse duhet të fokusohemi te Energjia e Gjelbër?” me studentët e Universitetit të Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjim për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbajnë diskutimin me temën “Reforma në Administratën Publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim lansom fushatën “E drejta për ajër të pastër – vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00
Qendra Mediale do të mbajë forumin me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve pakicë në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

12:00
Inaugurohet vepra e artit në hapësira publike “Never Say Never” e artistit Alban Muja. (Parku “Adem Demaçi”, Prishtinë)

12:30
Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” organizon Ceremoninë e Diplomimit për studentët e diplomuar në vitin akademik 2021/2022. (Palestra Sportive “Karagaq”, Pejë)

13:00
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

13:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportet ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

13:00
Mbahet aktiviteti “Ora e Kodit”, që është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”, me programe për të gjitha moshat sepse të gjithë mund të kodojmë. (Shkolla “Xhemail Mustafa”, Prishtinë)