Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 22 nëntor

Organizohet Konferenca për Rininë 2022, me moton “Drejt një politike kombëtar”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. ( Parku i Inovacionit dhe Trajnimit-Prizren, ora 09:15)

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane organizon konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizon ceremoninë e antarësmit të prof. dr. Irena Sawicka si anëtare e jashtme e AShAK-ut. ( ASHAK ora 12:00)

Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së ora 13:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shpalosin Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit. (Salla “Dokukino”, Prizren, ora 15:00)

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pret zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.( Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ora 15:00

Ministri i Mbrojtjes Aremend Mehaj pret në takim ministrin i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto. Në fund të takimit, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.( Ministria e Mbrojtjes, ora 15:15)

Hapet ekspozita personale “HOMAZH NANËS” e piktorit Agron Bytyçi, e cila ka 13 piktura origjinale të Shën Nënë Terezës, të pikturuara enkas për 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim. ( Qendra “ BogdaniPolis”, katedralja “Nënë Tereza”, ora 19:00)