Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 1 nëntor 2022

09:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

09:00
Drejtori i Shëndetësisë z. Izet Sadiku dhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali (Shkolla, “Shkëndija” në Hajvali)

09:30 – 17:00
Mbahet edicionit i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit-Lidhja e Ofertës me Kërkesën. Merr pjesë drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30
Vazhdon gjykimi për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me: Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil; Naim Qelaj, Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t, e ftuar ministrja Arbërie Nagavci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

11:00
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00
Organizatat Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), kërkojnë edhe zyrtarisht nga Ministria e Arsimit që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. (Para ndërtesës së MAShTI)
12:00
Ministrit Hajrulla Çeku raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

13:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Justina Pula-Shiroka, ish-ministre e Ekonomisë; Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00
Institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizata jo-qeveritare Handikos, mbajnë konferencë për medie, gjatë të cilit do të prezantohet rasti i Faruk Kukaj, i cili ka fituar në shkallë të parë padinë kundër Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje infrastrukturore. (Zyrat e OJQ Handikos, Rr. Nekibe Kelmendi, Veternik)