Ngjarjet e datës 21 tetor

Ngjarjet e datës 21 tetor 2022

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim i komisionit me delegacionin nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon diskutimin e parë publik lidhur me Regjistrimin e popullsisë si nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim. (Agjencia e Statistikave, ora 9:00)

Kolegji AAB organizon konferencën rajonale të organizuar do të trajtojë çështjen e ‘’Hapësirës mësimore në arsim’’. (Qendra mediale e Kolegjit AAB, ora 9:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë takimin e 220-të. (Përmes platformës online zoom, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Kryeshefin Financiar të KESCO-së, Ermal Koci dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS, Alpin Dogan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon panel diskutimi rreth fuqisë së edukimit dhe ndërmjetësimit në kohë krize. (Kino Armata, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë bustit të Ibrahim Rugovës. (Pranë bustit të Ibrahim Rugovës, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarëve që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008, Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e parive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Objekti i trashëgimisë kulturore, Hamami i Madh i Prishtinës, ora 13:30)