Ngjarje tronditëse: Babë e bir qëllojnë me sëpatë komshiun

Pasditen e sotme, në Pogradec, dy persona janë përfshirë në një konflikt për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë komshinj me njëri-tjetrin në fshatin Zagorçan aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Dorjan Rusi është plagosur ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion, ndërkohë që autor i krimit është Fatos Çoçka, i cili e ka qëlluar 30-vjeçarin me sëpatë.

Sherri mes tyre ka nisur fillimisht në lokalin e fshatit me pretekstin “Pse më flet”, ç’ka hedh dyshime se mund të kenë pasur një konflikt të mëparshëm dhe më pas Rusi është larguar drejt shtëpisë, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke e goditur me mjete të mprehta dhe duke e plagosur.

Pas ngjarjes, ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur konflikti Policia, e cila ka bërë shoqërimin për në komisariat të autorit të dyshuar nga marrja në pyetje e të cilit pritet të zbardhen më tepër detaje.