Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete në Veternik të Prishtinës, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:00 autoritetet kanë pranuar informatën se një person ndodhej pa shenja jete brenda një automjeti në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetim lidhur me vdekjen.