Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Një i mitur dyshohet se ka dhunuar një fëmijë

Policia e Kosovës njofton se një i mitur dyshohet se ka dhunuar një vajzë, po ashtu të mitur në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

Policia tutje njofton se viktima është dërguar për ekzaminim dhe rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 16.11.2020 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar dyshohet se ka dhunuar viktimën fëmijë femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet.