Një rast i rëndë i dhunë në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjilan.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke e goditur me kokë në fytyrë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.







