Të premten, në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Vezir Jashari”, në Ferizaj ndodhi një ngjarje e pazakontë.
Në fushën e futbollit zuri vend një ceremoni fetare, meqë ky objekt shkollor i ndërtuar në vitin 2007 gjendet pranë varrezave të vjetra të qytetit.
Kjo ngjarje që ndodhi në prani të nxënësve e irritoi drejtoreshën e shkollës e cila edhe e raportoi situatën.
“Ky veprim duhet të dënohet nga organet kompetente, sepse oborri i shkollës duhet të përdoret vetëm nga nxënësit për të cilët edhe është i destinuar”, tha Zyhrija Vata për KlanKosova.








