Ngjarja që i bëri bashkë Vjosa Osmanin, Memli Krasniqin dhe djalin e Hashim Thaçit

Përvjetori i masakrës në Studime të Vushtrrisë i ka bërë bashkë presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në ceremoninë përkujtimore në 24-vjetorin e kësaj masakre, i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Më 2 maj 1999, forcat serbe i kishin pushkatuar 116 civilë shqiptarë në fshatin Studime në Vushtrri.

Kryeministri Albin Kurti sot i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë që “të veprojë për ndriçimin e së vërtetës”.