Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve të fundit në vend, ka konfirmuar Presidenca për Express.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura dhe tema e diskutimit do të jetë për situatën aktuale në vend pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës.

Të dielën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Hovenier shkoi në Qeveri për takim me kryeministrin Kurti.