Ngjarja e rëndë! Si ndodhi plagosja e tre personave në Pejë VIDEO

Nga Prokuroria Themelore e Pejës, kanë thënë që ende nuk dihen motivet që çuan deri tek ky rast.

Pamje të tilla, po shihen shpesh në qytetet e Kosovës.

Edhe të shtunën mbrëma, të shtëna me armë, u dëgjuan afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Këtu pas përdorimit të armës, të plagosur mbeten Sh.D, A.D dhe F.D.

Viktimat që në lidhjet familjare janë mes vete babai, djali dhe nipi, dyshohet që u plagosen nga personi me inicialet M.Rr nga Deçani.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se kanë arrestuar, M.Rr, të dyshuarin kryesor për këtë vepër.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë thënë që janë duke kryer hetimet e nevojshme, për t’i zbuluar motivet që çuan deri tek përdorja e armës.

Nga Qendra Klinike Universitare. kanë bërë të ditur, se dje kanë pranuar një pacient, i cili tani ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Nga këtu, po ashtu kanë bërë të ditur se pacienti që po trajtohet në QKUK, është i lindur në vitin 2000.