Policia e Kosovës

Ngacmonte në vazhdimësi një grua përmes rrjeteve sociale, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua.

I njëjti është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

“05.02.2024. Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

BONUS VIDEO| Promovohet në gjuhën shqipe libri për Hashim Thaçin, i shkruar nga dy gazetarë britanikë