Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar tre të dyshuar për ngacmim ndaj dy të miturave, shkruan Ballkani.info.

Rasti ka ndodhur në Rr. Washingtoni në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Postimi i plotë nga PK-ja:

NGACMIM

Rr. Washingtoni, Gjakovë 30.06.2022 – 23:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë ngacmuar dy viktimat  e mitura femra kosovare. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.