Policia ka arrestuar një person në Graçanicë, pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.
Në raportin 24 orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diele në orën 21:15.
“NGACMIM/Graqanicë 22.10.2022 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar viktimën femër kosovare”.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info







