Ngacmoi një femër, arrestohet burri nga Podujeva

Është arrestuar një burrë në Podujevë pasi i njëjtë ka ngacmuar një femër.

Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM / Rr. 19 Qershor, Podujevë 29.07.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.