Ngacmoi një çift përmes rrjeteve sociale, arrestohet gruaja në Skënderaj

Të hënën është arrestuar një grua në Skënderaj pasi dyshohet se e njëjta ka ngacmuar një çift përmes rrjeteve sociale.

E dyshuara kishte ngacmuar çiftin bashkëshortor që nga data 13 tetor përmes rrjeteve sociale.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

loading…