Nga xhirimet e klipit të ri të Shkurte Gashit, shikojeni si duket

Një projekt i ri muzikor po vjen edhe nga Shkurte Gashi.

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është duke punuar në këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me Brunon.

Kjo u bë e ditur para disa ditëve nga vetë artistët, teksa sollën pamje në rrjetet sociale nga xhirimet e videoklipit.

E së fundmi, Shkurta ka publikuar disa imazhe të reja që besohet se janë pjesë e klipit të dyshes që pritet të publikohet së shpejti.

Ky është bashkëpunimi i parë i Shkurtes dhe Brunos, por që nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ana e tyre.