Nga xhelozia e Arbenitës tek flirtet me koleget, Fero i thotë të gjitha VIDEO

Çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar, Fero dhe Arbenita Ismajli, po kalojnë ditët më të lumtura krah njëri-tjetrit dhe ndihen më të dashuruar se kurrë.

Ata s’kanë ngurruar të ndajnë edhe disa momente romantike me fansat e tyre, të cilët presin me kuriozitet të madh çdo postim të çiftit në rrjete sociale.

LEXO EDHE:
Iu shfaqën simptomat e Covid-19, këngëtari i njohur në gjendje kritike
Megjithatë, nëse keni ende ndonjë dyshim për marrëdhënien e tyre, Fero i zbulon të gjitha.

Në një intervistë për “Prive” ai ka treguar për marrëdhënien me Arbenitën dhe nuk la gjë pa thënë.

Ai tha se Arbenita është shumë xheloze nga natyra .

Më tej pa ngurruar shtoi se koleget kanë flirtuar me të, por tani jo më meqë reperi është i zënë.