Nga viti i ardhshëm ulen tarifat për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë Edhs në rritjen e tarifave dhe në rritje të shpenzimeve te kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”.

“Gjatë këtij viti mundohemi ta arrijmë një pajtueshmëri me kërkesat rregullative. Procesi i rregullimeve të industrisë së sigurimeve BQK e ka pasur prioritet të përbashkët me institucionet financiare që çështja e kapitalizmit të zgjidhet njëherë e mirë”, tha Havolli.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë, raporton EO.

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”.

“Siç jeni të i formuar ne si AKK dhe BQK janë duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandime profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimin e këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha ai.