Nga televizioni në facebook, ashpërsohet “lufta” mes VV-së dhe PSD-së

Lëvizja Vetëvendosje ishte parë subjekti më i bashkuar politikisht, entuziazmi kaplonte simpatizuesit e kësaj lëvizje pas çdo fjalimi të ndonjë zyrtari.

Thirrja në majtizëm ekonomik, nacionalizëm për bashkim kombëtar < ishin motive për një euforizëm të fuqishëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

U organizuan dhjetëra protesta të mëdha shpesh herë dhe të dhunshme për të penguar disa procese qè sipas platformës së tyre politike ishin të gabuara, shkruan Ballkani.info.

Në zgjedhjet e 11 Qershorit 2018, Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur suksesin më të madh në historinë e saj politie prej vitit 2010 kur kishte kandiduar si subjekt politik – 27% si e vetme e bën partinë më të madhe në vend pasiqë koalicioni “fitues”, përbëhej nga tri subjekte politike; PDK, AAK, NISMA dhe dhjetëra parti të vogla politike.

Pas skandalit në “viber”, ku deputetja, Aida Derguti kishte ofenduar Albin Kurtin. Filloi përplasja e mëdha politike. Duke përfunduar në dy krahe < krahu i Albinin Kurti dhe krahu i Shpend Ahmetit.

Në emisionin, “Interaktiv”, Visar Ymeri tashmë zyrtar i lartë i PSD-së deklaroi që protesta e 29 shtatorit në Prishtinë nuk kishte motive kundër presidentit, Hashim Thaçi, por ishte protestë për interesa të Albin Kurtit

Reagimet filluan, për të një “betejë” tjetër të vazhduar, aty ku kishte mbetur muaj më parë. Deputeti, Liburn Aliu reagoi ndaj deklaratës së Visar Ymerit në rrjetin social Facebook:

“Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu. Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve”, shkroi deputeti, Liburn Aliu.

Frashër Krasniqi, deputet nga PSD i është kundërpërgjigjur ashpër, Liburn Aliut – sipas tij VV nga partia e parë tashmë është partia e tretë. Frashër Krasniqi i cili u akuzua nga prokuroria e shtetit për sulm mbi Kuvendin e Kosovës thotë se VV po organizon protesta kundër PSD-së, jo kundër Hashim Thaçit:

Përplasjen e ka vazhduar, Dardan Molliqaj. Ky i fundit, reagimin e Aliut e lidhi me gjuhën e Buzhalës, “a herë që ky i fundit na sulmonte, talleshim dhe thoshim: ”Përderisa Buzhala na sulmon, jemi në rrugë të drejtë. Në momentin kur ai fillon të na lavdërojë, atëherë diçka nuk është në rregull me neve”, shkroi, Molliqaj në Facebook.

Sipas Molliqajt, VV dhe Berat Buzhala po e sulmojnë PSD-në duke përdorur gjuhën e njëjtë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale fitoi 3 komuna, pas përçarjes 1 komunë mbeti nën qeverisjen e VV-së, Prizreni – derisa Prishtina dhe Kamenica qeverisen nga PSD.

Sipas sontazheve të fudit, PSD nuk e kalon pragun, derisa VV arrinë mbi 20%. /Ballkani.info/