Kompania “Pastrimi” Sh.A Prishtinë, ka njoftuar qytetarët se pas ditës së sotme kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovë
Me anë të një komunikate bëhet e ditur se kjo kompani do të bëjë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave. “Kompania “Pastrimi”,
Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.”, bëhete ditur në komunikatë.
Ditë më parë nga kjo kompani kanë bërë të ditur se ndodhen para një kolapsi financiar për arsye te borxhit që kanë ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.







