Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj në një intervistë për Klan Kosova, falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan atë.
Ramosaj, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka fituar kryesinë e kësaj komune pa balotazh, teksa ka marrë 51.57% të votave.

Ramosaj, ndër të tjera thotë se është mirënjohës për procesin e rregullt zgjedhor, dhe shtoi se në zgjedhjet e djeshme lokale, u ruajt tradita, siç thotë ai, “ia kemi borxh qytetit”.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët, pavarësisht se cili ka qenë perceptimi i tyre, bindja e tyre për të votuar. Unë jam tepër mirënjohës për shkak se ka qenë një proces i rregullt zgjedhor, dhe e dyta është ruajt një lloj tradite që ia kemi borxh qytetit tonë, e që në këto raste me lënë një trashëgimi të mirë, një trashëgimi e cila respektohet”, u shpreh Ramosaj, raporton KlanKosova







