“Nga sot hapet Tosta Dullizi afër fakulteteve”: Fillojnë talljet pas deklaratës së Selmanajt, se kryeministri e merr bukën me vete

Pasi dje zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë, në rrjetet sociale kanë filluar talljet duke i montuar fotografi kryeministrit e duke bërë shkrime për të.

Mbrëmë në RTK zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë

Madje, Selmanaj ka thënë se kryeministri shpesh e lutë për bukë.

“Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me veti, merr sendwicha në çantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatitë në banesë të tij edhe më lutë kaniherë, a po don pak. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai.

E pas kësaj kanë filluar edhe talljet në rrjetet sociale, ku i kanë montuar fotografi kryeministrit Hoti.

Ai “shfaqet” duke shitu sendwicha, hamburgera e ushqime të tjera të ftohta, në një bufe.

Përveç fotografisë, Hotit i është kushtuar edhe një shkrim në njërën prej portaleve satirike.

Titulli i lajmit thotë “Avdullah Hoti heq dorë nga politika: Nga sot e hap Tosta Dullizi afër fakulteteve!”.

Më poshtë keni edhe foton e lajmit.