Nga shpërthimet ne anijen ushtarake ruse mbesin të plagosur shtatë marinarë rusë

Në anija e flotës detare ruse që është e specializuar për luftimin e nëndetëseve ka ndodhur një shpërthime i madh, si rezultat i shpërthimit të një siluri dhe minave detare.

Si pasoj e shpërthimeve janë plagosur 7 marinarë, ndërsa dëmi në anije është shumë i madh dhe ka rrezik që anija të përmbytet.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin bregdetarë të Fokinos, brigjet e të cilit lagen nga ujërat e Detit të Japonisë. Shpërthimi ka ardhur nga neglizhenca gjatë shkarkimit të silurëve dhe minave nga anija anti-nëndetëse.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur me 10 mars dhe deri me sot kur raporton Agjencia ruse e lajmeve Avia.pro, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga Komanda e Marinës dhe Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse.

Nuk është hera e parë që lajmet që kanë të bëjnë me aksidentet në Ushtrinë ruse, Ministria e Mbrojtës së Rusisë nuk i bënë publike për opinion. Kjo kryesisht ndodhë për shkak se një pjesë e konsideruar e armatimeve ruse janë të vjetra, të kohës së ish-BRSS, ku si pasoj e vjetërsisë dhe mirëmbajtjes së dobët, avarit dhe aksidentet janë të shpeshta.