Nga rivaliteti për myfti në BIK në akuza për ngacmime seksuale

Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) është institucion shumë i diskutueshëm në vend – rëndësi e këtij institucioni është rritur viteve të fundit pas lindjes së diskursit për temat që kanë të bëjnë me Islamin.

Përfshirja e kosovarëve në konflikte të armatosura në Lindjen e mesme, deklaratat e disa hoxhallarëve që shpesh u trajtonin si skandaloze, si dhe jeta luksoze e familjarëve të myftiu, Naim Ternva e bën BIK-un institucion shumë të kritikuar

Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), ende nuk ka stauts të përcaktuar ligjor. Janë akuzuar institucionet shtetërore për neglizhencë në raport me institucion më të madh fetar në vend, shkruan Ballkani.info.

Ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, përjashtimet e disa vajzave me hixhab ( mbulesë islame) nga shkollat fillore dhe të mesme, kërkesat për mësim-besim në shkolla < ishin kërkesa zyrtare të BIK-ut, që shkaktuan debate të shpeshta në opinionin kosovar.

Teologou kosovar, Emin Behrami dje në një emision televiziv ka folur dje për një “skandal” që sipas tij e kishte përfshirë Madresenë “Alaudin”.

Behrami, tha se fillimisht kishte qenë myftiu Naim Ternava kishte akuzuar të gjithë profesorët për sjellje të pa hijshme ndaj nxënësve të kësaj medreseje.

Sipas Behramit, në këtë skandal janë të përfshirë dhëdrri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica, dhe Shemsi Rrahimi i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Pas kësaj akuze të rëndë ka ardhur reagimi i “Medreses Alaudin”, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e teologut, Emini. Sipas “Medreses Alaudin”, kjo shkollë ka qenë që nga fillim dhe tani vazhdon punën e vet në bazë të vlerave të besimit, etikës dhe të sukseseve të shumta.

Reagimi i “Medreses Alaudin”

“Medreseja e mesme Alauddin që nga fillim dhe tani vazhdon punën e vet në bazë të vlerave të besimit, etikës dhe të sukseseve të shumta. Misioni ynë i shenjtë ka qenë dhe vazhdon të jetë edukimi i mirëfilltë i brezave të rinj në frymën kombëtare dhe fetare. Roli i shkollës sonë është dëshmuar ndër vite në tërë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, si para, gjatë, ashtu edhe pas luftës.

Duke u bazuar në vlerat tona të pakontestueshme, ne si shkollë reagojmë fuqishëm dhe distancohemi plotësisht nga të thënat e mysafirit, Emin Behramit, në emisionin Frontal të televizionit T7, të datës 16.10.2018. Akuzat e pretenduara në këtë emision, që edhe më shumë se pas 10 vitesh të kaluara e të trajtuara me kohë nga organet relevante, riaktuaziohen me qëllime të ulëta, të padinjitetshme, janë shpifje e gënjeshtra dhe që nuk shpërfaqin realitetin faktik të shkollës sonë. Në të kaluarën, si edhe tani, nuk kemi asnjë shqetësim të vetëm të ngritur të natyrës së tillë nga asnjë palë; nxënës, prindër, kujdestarë, etj., përveç mysafirit të lartpërmendur.

Njoftojmë opinion e gjerë se ky proces ka kaluar nëpër të gjitha instancat relevante të Kosovës: Medresesë, BIK-ut, DKA-së dhe MASHT-it. Me këtë rast këto institucione kanë vërtetuar të kundërtën e këtyre akuzave të ngritura, dhe si të tilla i kanë cilësuar pa bazë.

Sigurojmë opinion e gjerë se Medreseja e mesme Alauddin vazhdon të punojë me shumë dinjitet dhe krenari në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, si dhe në kryerjen e misionit të shenjtë kombëtar dhe fetar” thuhet në reagim.

Ka pasur reagime edhe nga ish-nxënësit e medreses “Alaudin”. Antari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arian Xhezairi  ka thënë se nuk mund të njolloset medresaja Alaudin.

Tashmë, do të mbahen zgjedhjet e brendshme në Bashkësinë Islame(BIK). Ky institucion ka një kushtetutë të saj që rregullon funksionimin e brendshëm. /Ballkani.info/