Nga Qeveria e Serbisë i shkruajnë Kurtit pas postimit të një zyrtari të LVV-së

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i cili tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet, me pushkë apo me referendum.

Në Twitter, Petkoviq e ka pyetur liderin e LVV-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore?”.

“Ku e vendosni dialogun në atë rast, në vendin e pestë apo më poshtë? Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”, shkroi Petkoviq.

Drejtori i inspektimit në komunën e Kosovska Mitrovica, Fidan Ademi, përndryshe anëtar i Vetëvendosjes, shkroi sot se “Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”.