Nga Prishtina në Novi Sad: Grabitje si në filma e këmbimores, hyn brenda me veturë (VIDEO)

Policia e Novi Sadit është në kërkim intensiv të një personi të panjohur i cili sot në mëngjes rreth orës 3 ngjashëm si në filma e ka plaçiktur një këmbimore në Novi Sad.

Një ose më shumë persona, sipas mediave serbe, kanë hyrë me veturë në këmbimore, dhe më pas e kanë marrë sefin me një shumë të madhe parash.

Gjithçka është regjistruar me kamera të sigurisë, shkruan Ballkani.info.

Plaçitje sikur në filma ka ndodhur edhe sot në Prishtinë, respektivisht në na dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj. Katër persona të maskuar dhe të armatosur e kanë plaçkitur bankën TEB dhe aktualisht nuk ka as të dyshuar e as të arrestuar.

Deri më tash është gjetur vetura e braktisur me të cilën është kryer grabitja. /Ballkani.info/