Ballkani.info raportoi për një rrahje masive që ndodhi mbrëmë vonë një një lokal të qytetit të Gjilanit.
Në pamjet e publikuara nga Gazeta Sinjali shihen dhjetëra persona që sulmojnë fizikisht një person tjetër, duke e goditur me grushte.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Sinjalin se janë intervistuar disa të dyshuar, pa specifikuara numrin e tyre.
“Po, ka pasë një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarrëveshje që kanë pasë në mes vete, të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani.
Ende nuk dihet se si dhe pse nisi rrahja.







