Nga përplasjet si kundër-kandidatë për kryqytetin, Abrashi e Ahmeti tanimë bashkë në projektet madhore për Prishtinën

Nga përplasjet si kandidatë për Prishtinën, Abrashi e Ahmeti tanimë bashkë me projekte madhore për Prishtinën

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandumin për bashkpunim me Komunën e Prishtinës.

“Ministria e Infrastrukturës do të investojë zgjerimin e rrugës Prishtinë-Grashticë (Mutivodë), zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë, asfaltimin e rrugës nga Kodra e Trimave në Shkabaj (tek qendra e Panaireve), ndërtimi i kolektorit në Hajvali, ndërtimin e rrugës A me kolektorin e ujërave të zeza etj”, thuhet në postimin e Abrashit, transmeton Ballkani.

Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit dy akterët e kësaj marrëveshje ishin përplasur për ulësën e të parit të kryeqytetit, por se ato “inate” duket se kanë kaluar dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi kanë filluar një punë të mirë në përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ky është postimi i plotë i ministrit të LDK-së: