Nga PDK tregojnë se pse Kryesia është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm në ora 22

Në selinë e partisë, rreth orës 22:00 janë parë duke hyrë disa prej anëtarëve të Kryesisë së këtij subjekti.

Zyrtarë të PDK-së i thanë Ballkani.info para pak çastesh se kjo mbledhje ka qenë e planifikuar për në orën 19:00.

“Është shtyrë për ora 22 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte, e jo për nesër, pasi që disa të tjerë udhëtojnë”, kanë nga PDK-ja për Ballkani.info.