Nga pastruese në fituese të çmimit Oscar (VIDEO)

Aktorja Olivia Colman bëri një fjalim fantastik mbrëmë derisa ka pranuar çmimin si aktorja më e mirë në Oscar.

Të gjithë po flasin sot për aktoren Olivia Colman dhe nëse nuk e mbanit mend emrin e saj, ka ardhur koha që ta mësoni.

Olivia fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”.

Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”.

Ndërsa ajo filloi të emocionohej dhe të përlotej, aktores iu bë me shenjë që të përfundonte fjalimin, ndërsa ajo e mbylli duke ngritur dy gishtat lart për simbolin e “paqes”.

Pasi emri i saj u shpall fituese, Olivia Colman-it nuk i besohej: “Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”.