Nga Partia e Milaim Zekës tregojnë pse u largua Shkumbim Demolli

Shkumbim Demolli përmes nje postimi në Facebook ka bërë të ditur se është larguar nga Partia Euroatlantike e Kosovës.

Sipas tij fillimisht është propozuar për deputet dhe pastaj është larguar nga lista nën arsyetimin se kështu ka vendosur kryesia.

“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më nuk jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”, ka shkruar Demolli në Facebook.

Përkundër kësaj sekretari organizativ i kësaj partie, Hysen Gecaj ka thënë për Ballkani.info se nuk është larguar pasi që nuk ka qënë fare në PEK.

“Shkumbimi nuk është largu sepse nuk ka qënë as i pranuar”, ka thënë Gecaj.

E arsyeja e gjithë kësaj sipas sekretarit të PEK, është se Shkumbimi fillimisht ka qënë antarë kryesie i një partie tjetër, duke mos dhënë dorëheqje që nga aty ka tentuar të hy edhe te partia Euroatlantike e Kosovës, por kjo e fundit nuk e ka pranuar këtë.

Kandidimi i Demollit u diskutua shumë në opinionin publik./Ballkani.Info/

loading…