Nga partia e Dardan Molliqajt i reagojnë Abdixhikut pas vendimit për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit

Aktivistja e Partisë Social-Demokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar vendimin e LDK-së për t’i bërë kuorumin për presidente Vjosa Osmanit.

Kuçi e ka ka cilësuar këtë vendim si një tradhti të pozicionit opozitar.

“LDK-ja e konfirmoj që nuk është në gjendje të prodhoj politikë të re e spjegim të ri për këtë pushtet prandaj po dorëzohet vullnetarisht për t’u instrumentalizuar nga hegjemonia e Kurtit.” ka shkruar ajo.

Me këtë vendim të LDK-së, ajo pretendon se Kurti do të ketë pushtet të plotë në duar.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë ditës së djeshme i ka bërë thirrje Lumir Abdixhikut që të mos ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente.