Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova mbetet njollë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor sa i përket liberalizimit të vizave.
“Pyes përse Këshilli i Evropës dhe qeveria e BE-së nuk e kanë mbajtur fjalën e tyre”, ka thënë Fajon derisa ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Fajon ka thënë para eurodeputetëve se kosovarët janë të izoluar e kjo ka ndikuar në radikalizmin e të rinjeve
“Rritja e radikalizmit nuk ka të bëjë me kufizimin e udhëtimit sidomos për të rinjtë dhe për qëllime të vizitave. Mirëpo po, rritja e radikalizimit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshprimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj”, është shprehur ajo.
Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos, po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin. /Ballkani.info







