Nga pakujdesia djeg dy hektarë tokë , i dyshuari merr lëndime trupore

Në Drenas dje një person i dyshuar nga pakujdesia ua ka vënë zjarrin disa mbeturinave, ku zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djeg rreth 2 hektarë fushe, njofton Klan Kosova.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar nga pakujdesia ua ka vënë zjarrin disa mbeturinave, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur rreth 2 hektarë fushë dhe ka rrezikuar pompën e derivateve”.

“ Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, shkruhet në raportin e Policisë.

facebook

twitter