Nga oferta e re e Vetëvendosjes përfiton më së shumti Lista Serbe

Si kompromis të ri, Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar LDK-së shtimin e numrit të ministrive nga 12 në 14. Por, nga kjo ofertë e re e Lëvizjes Vetëvendosje përfiton më së shumti Lista Serbe.

Nëse Qeveria e Kosovës ka mbi 12 ministri, atëherë 2 prej tyre i takojnë Listës Serbe. Reduktimi në 12 ministri nga Lëvizja Vetëvendosje ishte bërë pikërisht për ta reduktuar pushtetin ministror të politikanëve jolojal të Listës Serbe.

Në përpilimin e këtij propozimi, Vetëvendosje ka deklaruar se beson që është bërë edhe një kompromis shumë i madh, ngaqë me rritjen e numrin të ministrive ky subjekt politik nuk përfiton asgjë. /Ballkani.info/