Nga nesër mbyllen qendrat e të moshuarve, fillon dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për masat që do të ndërmerren nga dita e mërkurë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Ahmeti ka shkruar në Facebook se do të mbyllen përkohësisht Qendrat për të moshuarit, për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi.

Po ashtu, ai ka njoftuar se do të bëhet dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban.

“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar Ahmeti.