Nga nesër hapen çerdhet, kafenetë, qendrat tregtare dhe kufijtë tokësorë

Nga nesër me datë 1 qershor në vend do të filloj faza e tretë e hapjes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes edhe pas aplikimit të fazës së tretë të masave.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, ka thënë Kurti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, bëri të ditur se do të hapen çerdhet, do të rikthehen nxënësit e klasave të nënta, si dhe do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës i cili parashihet më 4 korrik.

“Të hapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private. Do të hapen kufijtë tokësore, pas një jave do të vlerësojmë hapjen edhe të trajektoreve. Do të hapet e gjithë gastronomia, do të fillojnë punën  taksitë. Do të rikthehen edhe veprimtaritë e taksive”.

“Do të rikthehen në punë të gjithë zyrtarët e të gjitha niveleve. Kjo natyrisht do të bëhet edhe me masat adekuate që i kanë marrë në bazë të protokoleve mbrojtëse. Vendi ynë mund të rrezikohet edhe një nga një valë e pandemisë. Prandaj ju ftoj të respektoni masat dhe protokolet mbrojtëse”.

“Nesër hapen kufijtë tokësorë por jo të gjithë: Merdare, Vermicë, Kullë, Jarinjë etj. Të gjithë qytetarët që hynë nga pikat kufitare dhe posedojnë testimin PCR real time por jo më të vjetër se katër ditë. Ata që nuk e kanë dhe ata që shfaqin simptoma klinike obligohen të vetizolohen për shtatë ditë”.