Nga nëntori, barnatoret me çmimore të njëjtë

Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimit të barnave do të hyjë në fuqi brenda 6 muajve, raporton T7

I mori barnat që ia caktoi mjeku. Por, për t’i blerë më lirë këto barna, Sahit Maliqit, iu desh të vinte nga Lagjja Aktash tek barnatoret afër tregut në Prishtinë.

Maliqi thotë që çmime të njëjta do duhej të kishin edhe barnatoret në lagjen e tij.

E një qytetar tjetër, thotë që medikamentet këtu janë më shtrenjtë sesa në vendet e tjera.

E pikërisht në muajin maj, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njoftoi opinionin që ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ, që e rregullon unifikimin e çmimit të barnave.

Por, ani pse në fillim të postimit, ministri Ismaili thotë që kjo punë është kryer, qytetarët nuk do të mund të shërbehen me çmime të njëjta të barnave, edhe për një kohë.

Tutje, nga kjo ministri thonë qëky është një dokument të cilin e kanë pritur për 20 vite farmacistët, qytetarët dhe vetë shteti i Kosovës.

E nga Oda e Farmacistëve, thonë që e përkrahin këtë vendim të ministrisë.

Kryetari i kësaj Ode, Arijanit Jakupi, tregon se cilat barna pritet ta kenë çmimin e njëjtë.

Jakupi thotë që unifikimi i çmimit të barnave, nuk do të bëhet vetëm brenda Kosovës.

Por, ka qytetarë që nuk presin që një lehtësim i tillë për ta, do të ndodhë.

Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzim Administrativ, pritet që çmimet të vendosen edhe në banderolat përkatëse të secilit të paraparë më këtë Udhëzim.

Kosova dhe Bjellorusia janë dy shtetet e vetme në Evropë që nuk e kanë të instaluar një sistem unifikues të çmimit të barnave.