Nga Maldivet, Dafina sërish shfaq linjat në këtë fustan
Dafina Zeqiri pas shumë angazhimeve, ka vendosur të pushojë për disa ditë dhe si destinacion ka zgjedhur Maldivet.
Nga atje, këngëtarja ka publikuar vazhdimisht imazhe të reja, përmes së cilave vë në pah format trupore.
Në një prej fotografive, Dafina pozoi me një fustan të shkurtër, të hapur në pjesën e shpinës, në të cilin dukej shumë joshëse.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “A don Love?”, në duet me reperin Noizy, kurse po punon rreth këngëve të reja.