Nga Londra, në Drenas të Kosovës e në Kukës – Skema e Samir Manes për të shfrytëzuar minierën e Leshnicës

Një kompani e regjistruar në Kosovë ka fituar të drejtën që me një investim prej rreth 1.8 mln eurosh të nxjerrë pasuri me vlerë deri në 45 milionë euro falë një lejeje minerare të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës.

Leja është dhënë për shfrytëzimin e minierës së Leshnicës në Kukës. Kjo minierë është e pasur me hekur nikel dhe sipas përllogaritjeve e disa studimeve të kryera, me një investim minimal mund të nxjerrë deri në 100 mijë tonë hekur e nikel në vit.

Kompania që ka fituar lejen minerare është “NewCo Ferronikeli Complex” shpk, e regjistruar në Shqipëri në 2020 si degë e kompanisë kosovare, “NewCo Ferronikeli L.L.C”. Vetë kompania “NewCo Ferronikeli L.L.C” rezulton e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë me numër unik identifikimi “810507444” dhe kapital prej rreth 90 mln eurosh.

Pronare e kësaj kompanie, sipas të dhënave që ndodhen në sistemin online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë është kompania NKL Limited me adresë “THE BROADGATE TOWER, 20 PRIMROSE STREET, UNITED KINGDOM, LONDON, EC2A 2EW”.

Por, kush qëndron pas kompanisë NKL Limited?

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë të dhënat për aksionarët e kësaj kompanie mungojnë, por Voxnews.al zbulon se pas kësaj kompania qëndron Samir Mane. Drejtor i NKL Limited rezulton shtetasi kanadez Steven Grunerud, emër që në të njëjtën kohë shfaqet edhe si zv.drejtor i Balfin Group.

Për më tepër nga të dhënat e siguruara nga Voxnews.al, Samir Mane kontrollon të paktën 75 për qind të aksioneve të kompanisë NKL Limited dhe sipas legjislacionit britanik, ku është e regjistruar kjo kompani gëzon të drejtë e emërimit, ose shkarkimit të drejtuesve.

Nga Londra, në Gllogoc të Kosovës e më pas në

Samir Mane ka blerë aksionet e kompansië NKL Limited nga kompania “Clearglass Investments Limited”, kompani e regjistruar në Qipro, njohur si parajsë fiskale, përmes një marrëveshjeje që është zyrtarizuar në korrik të 2018-s.

Kjo është lidhja e parë, që të çon te Samir Mane pas kompanisë që ka marrë në shfrytëzim minierën e Leshnicës. Lidhja e dytë është administratori i kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex”, shtetasi Genci Beribashi.

Nga Londra, në Gllogoc të Kosovës e më pas në

Nga një vëzhgim në profilet e tij në rrjetet sociale, Beribashi rezulton punonjës i Balfin Group, pra i Samir Manes. Ky i fundit ka shfrytëzuar prej vitesh minierën e Bulqizës përmes AlbChrome, ndaj marrja e lejes minerare për në minierën e Leshnicës përmes një kompanie, që e kontrollon po vetë ngre dyshime se pas kësaj lejeje fshihet një aferë korruptive.

Vox News