Nga Kim K deri te Arilena, ja çka po bëjnë së fundmi fytyrat publike

Kim Kardashian kësaj radhe nuk e bëri e para.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet e veshur me kostum klasik.

E një gjë të tillë, kohë më parë e ka bërë edhe Elvana, në prezantimin e albumit “3Ep”, e cila kishte veshur një kostum meshkuj, por, duke ia vënë edhe një lule të bardh.

Së fundmi, me një kostum në një emision u paraqit edhe Elita Rudi. Ajo shihet e veshur me një kostum të zi dhe një trëndafil të kuq vënë sipër.

Ndërsa, me kostum të kuq, kokë e këmbë u paraqit edhe Nora Istrefi.

Kurse, me një kostum klasik, mes ngjyrës së bardhë dhe të zezë, u paraqit në The Voice edhe Arilena Ara.

Si do që të jetë, të gjitha duken mjaft bukur me një veshje të tillë.