Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën! Respektoni distancën!