Nga janari 69 persona të vdekur në aksidente

Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 69 persona kanë vdekur në aksidente trafiku. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur mbi 10 mijë aksidente, si dhe janë shqiptuar afër 300 mijë tiketa trafiku.

Rrugët e Kosovës muajt e fundit janë kthyer në ankth për shumë qytetarë të vendit për shkak të aksidenteve të shumta që po ndodhin në to.

Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2019 në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente me fatalitet e ku 69 persona kanë humbur jetën. Në po të njëjtën periudhë kohore në total kanë ndodhur 10.355 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 283.090 tiketa trafiku, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, duke i krahasuar këto shifra me tetë muajt e vitit të kaluar, numri i aksidenteve ndonëse vazhdon të jetë alarmues, ka rënë, njofton Policia.

loading…