E gjithë bota po futet në një fazë tjetër që pas izolimit total për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Shumë shtete kanë filluar hapjen, ndërsa në shumë të tjerë kanë nisur protestat kundër masave shtrënguese.  Çfarë ndodh rreth botës në këtë kohë të pazakontë si pasojë e pandemisë së koronavirusit?

Më poshtë do gjeni 10 fotot më interesante të javës.

Një maskë e veçantë në një protestë organizuar në Athinë për të kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria greke për të përballuar krizën ekonomike shkaktuar nga Covid-19. FOTO: AFP



Një burrë goditet nga polici me shkop pasi ka shkelur rregullat e distancimit social, në Nju Delhi. FOTO: REUTERS



Avionët ushtarakë fluturojnë mbi Moskë për paradën e 75-vjetorit të fitores kundër Gjermanisë në Luftën II Botërore. FOTO: REUTERS



Anëtarë të një familjeje siriane të mbledhur për iftar në rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar. FOTO: AFP



Protestuesit mbulojnë fytyrat në një tubim kundër rregullave kufizuese në Berlin. FOTO: REUTERS



Camila Hormazabal, një punonjëse seksi në një shtëpi publike në Kili, ofron shërbime “online” pasi lokali ku gjente klientë u mbyll për shkak të koronavirusit. FOTO: REUTERS



Forcat arabe të sigurisë përballë Qabesë në Xhaminë e Madhe në Mekë. FOTO: REUTERS



Statujës së artë në sheshin “Trocadero” pranë kullës Eiffel, i është vendosur maskë dhe një mesazh “Merci”, për të falënderuar punonjësit e shëndetësisë për punën e tyre gjatë pandemisë. FOTO: GETTY IMAGES



Hanoi, Vietnam: Një i porsalindur mbrohet me maskë para se të niset për të bërë vaksinën. FOTO: REUTERS



Katmandu, Nepal: Punonjësit e higjienës dezinfektojnë një vajzë në mes të rrugës. FOTO: AFP