Gjendet në Hollywood.

Atje, Era ka shkuar për të xhiruar këngën e re.

Ajo është duke punuar në projektin e ri të titulluar “Selfish”, e cila vjen në bashkëpunim me vëllëzërit Grej, Dimitri Vegas dhe Like Mike.

E sa ishte duke xhiruar klipin, Era ka uruar edhe motrën e saj, Nitën për ditëlindje bashkë me ekipin.

“Urime ditëlindjen motra ime e mrekullueshme Nita, ne të duam dhe faleminderit për stilin”, janë fjalët e Erës.

Përpos “Selfish”, këngëtarja së shpejti do të sjell edhe bashkëpunimin me Norën.