Nga gjysma e dytë e janarit parashikohen reshje bore dhe mot i ftohët në Kosovë

Një seri ciklonesh të fuqishme me origjinë nga Oqeani Atlantik dhe Evropa veriperëndimore do të fillojnë të depërtojnë thellë në territoret evropiane dhe ballkanike duke kushtëzuar reshje të fuqishme shiu e bore.

Përderisa shumë pjesë të Evropës do të kenë edhe depërtim të ajrit të ftohtë polar pritet të ketë reshje të dendura bore në shumë pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore, ndërsa në territoret tona do të mbizotërojnë rrymimet të ngrohta ajrore nga jugperëndimi dhe për këtë arsye do të kemi reshje të shpeshta, vende-vende intensive shiu të cilat në disa rajone mund të jenë problematike, ngase do të kemi shumë ditë masa të fuqishme ajrore ciklonike të cilat do të kushtëzojnë reshje të vazhdueshme shiu.

Reshje bore fillimisht priten vetëm në viset e larta malore dhe me një ulje të lehtë të temperaturave mund të kemi sasi të mëdha reshjesh bore në malet e larta të rajonit dhe Kosovës.

Gjendja sinoptike do të jetë shumë interesante pas dates 20 Janar, ngase deri atëherë do të jemi nën ndikimin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu, ndërsa pas asaj date ekzistojnë gjasa për ndryshim të gjendjes sinoptike që do të mund të hapiet ndonjë korridor për depërtimin e ajrit të ftohtë polar dhe eventualisht të kemi reshje bore, por për këtë duhet pritur evoluimi i gjendjes së mëtutjeshme sinoptike.

Një fakt është tani mëse i sigurt: dimri rikthehet në Evropë me reshje të dendura bore në shumë pjesë të Kontinentit, ndërsa në rajonin tonë reshje të dendura shiu herë pas here. Reshjet e dendura të borës do të arrijnë deri në Slloveni, eventualisht Kroaci e ndonjë pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por jo në territoret tona deri afërisht rreth dates 20 Janar, por edhe atëherë duhet të jemi vigjilent për të dhënë parashikime të sakta, ngase trendi i modeleve numerike është ende në fazen e procesimit dhe analizimit të të dhënave.

Periudha e gjatë e parashikimit jepë hapësirë për ndryshime, por me siguri gati të plotë mund të themi se ciklone të fuqishme po vijnë drejt nesh fillimisht me shira të dendura dhe borë të dendur në malet më të larta. Pastaj, eventualisht do të kemi reshje bore edhe në ultësira, por për këtë duhet të presim edhe disa ditë për të qenë të sigurtë.

Informacione dhe të dhëna të reja do të kemi ditëve të ardhshme ngase kjo gjendje sinoptike premton zhvillime mjaft të bujshme meteorologjike./MeteoBallkan